Ribery e merr fanellën me numrin e parapëlqyer në Fiorentina

  • 21 August 2019 - 17:52
Ribery e merr fanellën me numrin e parapëlqyer në Fiorentina

Franck Ribery do ta bartë fanellën me numrin 7 në shpinë për Fiorentinën këtë sezon, pasi sot iu bashkua klubit nga Serie A zyrtarisht si lojtar i lirë.

Fiorentina e bëri zyrtar transferimin e ish-yllit të Bayern Munich, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin.

Nuk ka vonuar shumë dhe atij i është dhënë fanella me numrin 7, edhe pse Erick Pulgar e kishte zënë këtë numër në fillim të këtij muaji.

Anësori francez e kishte bartur fanellën me numrin 7 gjatë kohës së tij të bujshme me Bayernin, me të cilin për 12 vjet i fitoi nëntë tituj në Bundesligë dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Të njëjtin numër, Ribery e ka bartur edhe në 81 paraqitjet e tij për Francën. 

(Kosova Sot Online)