Gjyqtarët iu bëjnë thirrje tifozëve: Besojini VAR-it

  • 21 August 2019 - 19:45
Gjyqtarët iu bëjnë thirrje tifozëve: Besojini VAR-it

Tifozët duhet t’i besojnë video asistentit të gjyqtarëve (VAR), pas disa incidenteve të profilit të lartë në Premierligë, ka bërë thirrje ish-gjyqtari, Neil Swarbrick, tani udhëheqës i VAR-it në ligën elitare angleze.

Swarbrick e pranon mund të duhen deri në tre vjet që të gjithë të mësohen me VAR-in në futboll, pasi rreth 130 incidente në VAR kanë ndodhur në 20 ndeshjet hapëse.

Gjyqtarët janë takuar këtë javë dhe ndihen rehat me vendimet që i kanë marrë deri tani, përfshirë pesë vendimet e kthyera.

“Jemi shumë të kënaqur me mënyrën sesi e kemi nisur. Dje u takuam një grup i selektuar, u ulem dhe biseduam për atë sesi e kemi nisur deri tani”, tha ai për Sky Sports.

“Siç kam thënë gjithmonë, VAR-i po zhvillohet. Do të ketë përmirësime vazhdimisht. Në përgjithësi, të gjithë gjyqtarët janë të lumtur me mënyrën sesi ka shkuar deri tani”, shtoi ai.

“Tifozët duhet të na besojnë në këtë që po e bëjmë dhe natyrisht me kalimin e kohës të reagojnë”, theksoi ai.


(Kosova Sot Online)