Rivaldo dëshiron që Neymar t’i bashkohet Juventusit, për ta krijuar një dyshe fantastike me Ronaldon

  • 21 August 2019 - 20:36
Rivaldo dëshiron që Neymar t’i bashkohet Juventusit, për ta krijuar një dyshe fantastike me Ronaldon

Saga e transferimit të Neymar po vazhdon ende në këtë verë me tri klube që javë vënë pas tij.

Barcelona mbetet në krye, por me Real Madridin dhe Juventusin që po e vëzhgojnë nga afër situatën e yllit të Paris Saint-Germain.

Neymar përveç talentit që tashmë e ka dëshmuar, ka një jetë jo shumë sportive dhe një pagë të madhe. Parisit i ka kushtuar shpesh ky stil i jetës së lojtarit. 

Aktualisht askush, as Neymar, nuk e di të ardhmen.

Por legjenda braziliane e futbollit, fituesi i Kupës së Botës, Rivaldo, e ka hedhur idenë e çmendur, që Neymar të bëhet bashkë me Ronaldon te Juve.

“Unë i imagjinoj të kombinuar në një lojë brilante”, ka thënë Rivaldo.

Neymar e Ronaldo kanë shoqëri të mirë prej rekalmave për Nike

Juventusi është përmendur disa herë si opsion për Neymarin, por klubet spanjolle duken më të avantazhuara.

(Kosova Sot Online)