Torres: Po pensionohem duke e ditur se e kam fituar respektin e botës së futbollit

  • 21 August 2019 - 20:38
Torres: Po pensionohem duke e ditur se e kam fituar respektin e botës së futbollit

Ish-sulmuesi i Spanjës, Liverpoolit dhe Chelseat, Fernando Torres, thotë se mund të pensionohet nga futbollit duke e ditur se e ka fituar respektin e botës së futbollit gjatë karrierës së tij të shquar.

I dalë nga akademia e Atletico Madridit, Torres do t’i varë këpucët në gozhdë këtë të premte, në ndeshjen e tij të fundit për Sagan Tosu kundër Vissel Kobe në ligën elitare japoneze, J-League.

Torres iu bashkua Liverpoolit në vitin 2007, duke i shënuar 65 gola për të kuqtë para se ta vazhdonte karrierën te Chelsea, klubi londinez që e bleu për një shumë rekorde në tregun britani, 50 milionë funte. 

“18 vjet ta mahnitshme, më shumë se 18 vjet duke luajtur futboll”, tha Torres para ndeshjes së tij të fundit.

“Kam fituar shumë gjëra. E kam fituar respektin e botës së futbollit, gjënë më të rëndësishme për mua dhe tani më ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për ta luajtur”, shtoi ai.

“Do të jetë një ndeshje e vecantë për mua, por nuk do ta ndryshojë mënyrën sesi ndihem për karrierën time. Ka qenë një karrierë fantastike. Më e mirë seç e kam ëndërruar si fëmijë. Jam mirënjohës për atë që e kam bërë dhe iu jam mirënjohës përkrahësve të mirë në gjithë botën”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)