Man Utd ka harxhuar më shumë para në pagat e Sanchez, se sa Liverpooli në blerjen e Salah

  • 21 August 2019 - 21:00
Man Utd ka harxhuar më shumë para në pagat e Sanchez, se sa Liverpooli në blerjen e Salah

Askush momentalisht nuk e di se çfarë po ndodh me të ardhmen e Alexis Sanchez te Manchester United.

Ka disa klube që e duan, por më shumë gjasa mund të mbetet në Old Trafford, pasi paga e tij është e papërballueshme për shumë klube.

Interi ishte i interesuar për huazimin e tij dhe mbetet të shihet se cfarë do të dndoh në ditët në vijim.

Lojtari merr 500 mijë funte në javë. Sanchez është lojtari më i paguar në Ligën Premier dhe kanë kaluar 82 javë prej se kiliani ka arritur në klub.

Sanchez ka fituar 41 milionë funte paga nga klubi deri tani. 

Ndoshta nuk e dini, por United ka harxhuar më shumë para për pagat e Sanchezit, se sa Liverpooli për blerjen e Mohamed Salah , plot 36.9 milionë funte në vitin 2017.

Sanchez ka shënuar gjatë kësaj kohe pesë gola, ndërsa Salah ka arritur ta tund portën 72 herë.

(Kosova Sot Online)