Tifozët e Crvena Zvezdës sulmojnë shqiptarët në Zvicër

  • 22 August 2019 - 07:51
Tifozët e Crvena Zvezdës sulmojnë shqiptarët në Zvicër

Tifozët e klubit serb Crvena Zvezda i sulmuan disa shqiptarë në Bern të Zvicrës, ku kishin udhëtuar për ta përcjellë nga afër përballjen e klubit të tyre të preferuar me Young Boys në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Një grup i madh i tifozëve serbë të Zvezdës shkaktuan kaos dhe dhunë rrugës drejt stadiumit para ndeshjes që nisi dje në orën 20:45, sipas mediave zvicerane.

Policia në Bern e konfirmoi mbrëmë se i është dashur të shtjerë disa herë në ajër për ta qetësuar situatën.  Raportohet për një person të lënduar gjatë dhunës, e cila kishte nisur afër një objekti pasi tifozët homofobikë serbë kishin reaguar ndaj një flamuri të LGBT-së që ndodhej aty.

Përveç kësaj, ata shkaktuan probleme edhe në sheshin “Delije”, ku hodhën kanaçe të birrave në drejtim të një banese ku ndoheshin disa shqiptarë.

Crvena Zvevda dje barazoi me rezultat 2:2 me Young Boys në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Ky rezultat është mjaft i mirë për klubin serb pasi që barazimi pa gola ose 1:1 dhe çfarëdo fitore në ndeshjen kthyese i kualifikon ata në Champions. 

(Kosova Sot Online)