PSG-ja dënohet shkaku i Neymarit

  • 22 August 2019 - 09:12
PSG-ja dënohet shkaku i Neymarit

Paris Saint-Germain është gjobitur me 2.000 euro për shkak se tifozët e tij shpalosen një pankartë ofenduese drejtuar Neymarit gjatë fitores ndaj Nimes në Ligë 1.

Neymari ishte cak i tifozëve gjatë fitores 3:0 të PSG-së në Parc des Princes më 11 gusht, në një kohë thashethemesh të mëdha se ai dëshiron të largohet nga klubi francez.

Një pankartë i bënte thirrje brazilianit të largohej nga kampioni i Ligë 1, ndërsa një tjetër shprehte pakënaqësinë me sjelljen e tij.

Brohoritjet “bir bushtre” të tifozëve vendas u dëgjuan po ashtu në tribunat e stadiumit, të cilët janë të pakënaqur me dështimin e lojtarit për t’iu përkushtuar klubit të tyre këtë verë.

Komitetit Disiplinor i Ligës Profesionale të Futbollit të Francës (LFP) njoftoi të mërkurën mbrëma se e ka dënuar PSG-në.

“Paris Saint-Germain gjobitet me 2.000 euro për sjellën e tifozëve të saj; përdorimin e pankartave ofenduese”, thuhet në njoftimin e LFP-së. 

(Kosova Sot Online)