Ronaldo: Messi më bën futbollist më të mirë

  • 22 August 2019 - 09:41
Ronaldo: Messi më bën futbollist më të mirë

Cristiano Ronaldo e ka pranuar se të dy, ai dhe Lionel Messi, kanë përfituar nga rivaliteti i tyre shumë i gjatë.

Ronaldo dhe Messi kanë më shumë se një dekadë në krye të sportit të futbollit, duke i fituar 10 Topa të Artë mes vete, para se ecuria e tyre mbresëlënëse të ndalej nga Luka Modrici, i cili e fitoi këtë çmim prestigjioz individual më 2018.

Dyshja po ashtu i pushtoi ballinat e La Ligës për gati një dekadë, me Ronaldon që shkëlqeu për Real Madridin nga viti 2009 deri më 2018, para se t’i bashkohet Juventusit.

Gjatë kësaj kohe, Barcelona e Messit i fitoi gjashtë tituj në La Liga krahasuar me dy të Madridit, por Ronaldo me shokë e mbanë primatin në Evropë, duke i fituar katër tituj në Ligën e Kampionëve krahasuar me dy nga skuadra e Messit.

E gjithë kjo krijoi një rivalitet të nxehtë, por Ronaldo thotë se ka shumë admirim mes atyre dyve dhe beson se të dy lojtarët e kuptojnë se ata i kanë ndihmuar njëri-tjetrit t’i arrijnë majat rekordthyese.

“Unë vërtet e admiroj karrierën që ai e ka pasur deri tani, nga ana e tij, ai tashmë e ka thënë se ka pasur probleme kur unë e braktisa ligën spanjolle sepse kemi një realitet që ai vlerëson”, tha Ronaldo.

“Ky është një rivalitet i mirë që ekziston në futboll, por nuk bën përjashtim. Messi më bën mua lojtar më të mirë dhe anasjelltas”, shtoi Ronaldo.

“Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera profesionale me Messin sepse ne kemi plot 15 vjet që i ndajmë momentet e njëjta”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)