Interi dhe Manchester Unitedi ende në bisedime për të arritur marrëveshje për Sanchezin

  • 22 August 2019 - 10:41
Interi dhe Manchester Unitedi ende në bisedime për të arritur marrëveshje për Sanchezin

Manchester Unitedi dhe Interi ende nuk e kanë arritur një marrëveshje për sulmuesin Alexis Sanchez. Bisedimet mes klubeve janë duke vazhduar.

Klubi nga Serie A Inter po shpresonte në një mundësi për ta transferuar Sanchezin, fillimisht në huazim, kah mesi i kësaj jave.

Por paga e tij e lartë javore në vlerë 390 mijë funte po del të jetë problem, sepse zikaltrit janë të gatshëm të paguajmë vetëm më pak se gjysmën e kësaj shume.

Unitedi e vlerëson ofertën e Interit si të papranueshme, edhe pse sulmuesi kilian e dëshiron largimin.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Arsenalit po kërkon ta formojë sërish një partneritet me ish-sulmuesin e Unitedit, Romelu Lukakun, por thuhet se është duke ngurruar ta pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës për ta bërë më të lehtë kalimin në Serie A.

Interi mbetet i përkushtuar ta transferojë kilianin, i cili ka dëshpëruar shumë në Old Trafford, duke i shënuar vetëm pesë gola gjatë një sezoni e gjysmë në klub. Por ai i shënoi po aq gola në vetëm pak ndeshje për vendin e tij në Kupën e Amerikës këtë verë. 

(Kosova Sot Online)