Messi rikthehet në stil, i bën hor bashkëlojtarët te Barcelona

  • 22 August 2019 - 11:00
 Messi rikthehet në stil, i bën hor bashkëlojtarët te Barcelona

Rikthimi i Lionel Messit në stërvitje të mërkurën pasdite ka qenë lajm shumë i gëzueshëm për Barcelonën, por mbase jo edhe për bashkëlojtarët e tij në stërvitje.

Superylli argjentinas bëri lojë spektakolare në stërvitje duke i turpëruar disa prej shokëve të skuadrës, veçanërisht Arturo Vidalin.

Messi kishte një jave që po stërviste i veçuar nga grupi shkaku i një lëndimi që e kishte pësuar në stërvitje.


32-vjeçari u e dëmtoi kofshën në seancën e parë stërvitore pas rikthimit nga pushimi veror para më shumë se një jave.

Si pasojë, ai nuk mundi të paraqitjet në ndeshjen hapëse të Barcelonës në sezonin e ri në La Liga, të cilën katalonasit e humben 1:0 ndaj Athletic Bilbaos në udhëtim.

Megjithatë, duke e parë se ai është stërvitur normalisht me skuadrën katër ditë para ndeshjes së radhës dhe mënyrën sesi e zhvilloi një ndeshje provuese me bashkëlojtarë, ai do pritet të paraqitet kundër Real Betisit.

Barcelona e pret Real Betisin të dielën në orën 21:00 në Camp Nou, në javën e dytë të La Ligës. 

(Kosova Sot Online)