Mesazhi i Ozilit për të rinjtë e Arsenalit: Mos e dëgjoni askënd, bëni qejf

  • 22 August 2019 - 12:04
Mesazhi i Ozilit për të rinjtë e Arsenalit: Mos e dëgjoni askënd, bëni qejf

Ylli i Arsenalit, Mesut Ozil, iu ka bërë thirrje lojtarëve të rinj të klubit të besojnë në vetvete dhe të argëtohen duke luajtur futboll.

30-vjeçari e arriti kulmin e futbollit që prej debutimit për Schalke në vitin 2006 dhe me klubet si Werder Bremen dhe Real Madrid, si dhe tani Arsenalin. Gjatë karrierës së tij të bujshme, ai e ka fituar La Ligën dy herë, Kupën e Mbretit dhe Kupën e Botës më 2014 me Gjermaninë.

Ai është i denjë për t’i këshilluar lojtarët e rinj sesi ta arrijnë kulmin në lojën e futbollit.

“Vetëm dua të them se gjëja më e rëndësishme është të besosh në vete. Natyrisht se ke ditë kur gjërat nuk të shkojnë mirë ama duhet të besosh në veten, duhet të vazhdosh të punosh dhe më e rëndësishmja të argëtohesh”, tha Ozil për Arsenal Palyer.

“Nëse nuk bën qejf, nëse humb dhe bën gabime, do të zhgënjehesh. Por mos e dëgjoni askënd, ju e dini vetë sa i mirë jeni, prandaj besoni në veten dhe bëni qejf”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)