Atletja ruse Plavunova vdes gjatë stërvitjeve

  • 22 August 2019 - 13:07
Atletja ruse Plavunova vdes gjatë stërvitjeve

25-vjeçarja Margarita Plavunova ishte kampione kombëtar dhe ishte duke u stërvitur për Lojërat Olimpike në Tokio kur vdiq gjatë një vrapimi në Tambov.

Atletja ruse u gjet e vdekur afër një rruge të asfaltuar në distriktin Morshansky në Tambov të enjten, sipas agjencisë të lajmeve ruse TASS.

Vdekja e Plavunovas u konfirmua edhe nga Federata Ruse e Atletikës dhe shkaku i vdekjes besohet të ketë qenë një sulm në zemër gjatë vrapimit. Trajnerja e saj, Elena Menilkova, thotë se 25-vjeçarja nuk kishte qenë duke u ndierë mirë gjatë ditëve të fundit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @ri_pl on

 

(Kosova Sot Online)