Takefusa Kubo i Realit huazohet te Mallorca

  • 22 August 2019 - 13:24
Takefusa Kubo i Realit huazohet te Mallorca

Takefusa Kubo, 18-vjeçari japonez që u bashkua me Real Madridin këtë verë, do të luajë në formë huazimi te Mallorca.

Lojtari udhëtoi drejt qytetit ishullor gjatë ditës së sotme, ku kaloi ekzaminimet mjekësore me klubin dhe do të angazhohet për një sezon.

Kubo luajti në të gjitha ndeshjet para sezonale të madrilenëve, ku la përshtypje të mira, por ja sa për të qenë lojtar i ekipit të parë. 

Në çdo rast, plani fillestar ishte që ai të luante në Castilla, por mundësia për të luajtur në një ekip për të rriturit është pritur mirë nga lojtari dhe Real Madridi, i cili gjithmonë e ka konsideruar atë një opsion të shkëlqyeshëm për të ardhmen.

Kubo ishte lojtar i Barcelonës, por pas sanksioneve të FIFA-s kundër katalunasve për angazhimin në punë të të miturve, ai u detyrua të kthehej në vendin e tij.

Këtë verë, Barça u përpoq ta transferonte nga FC Tokio, por Madridi bënë një ofertë më të mirë dhe morën shërbimet e mesfushorit.

(Kosova Sot Online)