Witsel zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Isha afër transferimit te Juventusi, bëra edhe testet mjekësore   

  • 22 August 2019 - 13:33
Witsel zbulon një prapaskenë nga e kaluara: Isha afër transferimit te Juventusi, bëra edhe testet mjekësore   

Mesfushori i Borussia Dortmundit, Axel Witsel ka zbuluar se ishte shumë afër për t’u bashkuar me Juventusin dhe duhej vetëm të nënshkruante kontratën.

Witsel te Juve ishte një nga sagat e transferimit më të gjata gjatë vitit 2016, por mesfushori përfundoi duke lënë Zenit St Petersburg për klubin kinez Tianjin Tianhai.

Ai tani ka zbuluar se ai madje iu nënshtrua testeve mjekësore me Bianconerët, por klubi rus dështoi marrëveshjen në ora 23:00. 

“Kontrata ime me Zenitin skadoi dhe unë desha të transferohem në Torino te Juventusi”, ka thënë fillimisht 30-vjeçari për Goal.com.

“Unë kisha kaluar kontrollet mjekësore dhe në fakt duhej të nënshkruaja kontratën”.

“Prita tërë ditën në zyrë dhe Zenit më tha të kthehesha. Në retrospektivë, kjo ishte ndoshta një kthesë e fatit. Ndoshta nuk ka qenë koha e duhur” , përfundoi belgu.

(Kosova Sot Online)