Klopp: Coutinho i ngjan Del Pieros

  • 22 August 2019 - 13:35
Klopp: Coutinho i ngjan Del Pieros

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, e ka krahasuar Philippe Coutinhon me legjendën e Juventusit, Alessandro del Pieron, dhe e ka pranuar se nuk e kishte lënë brazilianin të luajë shpesh në pozitën e tij të preferuar.

Futbollisti brazilian e siguroi këtë verë transferimin në formë huazimi në Bayern Munich. Kampioni gjerman e ka opsionin për ta blerë Coutinhon verën e ardhshme për 120 milionë euro.

Ky transferim i Coutinhos vjen vetëm 18 muaj pasi ai e kishte siguruar transferimin nga Liverpooli në Barcelonë. Megjithatë, ish-trajneri i tij, Jurgen Klopp, ia ka uruar më të mirat Coutinhos në vendlindjen e tij.

“Coutinho nuk kishte pasur shumë mundësi për të luajtur në pozitën e tij të preferuar, si dhjetësh, me ne. Por, ai është një tetësh i mrekullueshëm dhe një sulmues i krahut të majtë fantastik sepse është i mirë në hapësirat e ngushta dhe ka shpejtësi për të gjetur hapësira të reja”, është shprehur trajneri gjerman.

“Ai i dominon ndeshjet e futbollit dhe mund të jetë një ndihmë e madhe për skuadër nëse arrin të përshtatet atje. Bayerni kishte nevojë për të dhe Bayerni e dëshironte atë. Unë nuk e kam parë një lojtar si ai që prej Del Pieros”.

Coutinho do të tentojë të ketë ndikim të menjëhershëm në Bayern, kur të përballet me Schalken të shtunën në kuadër të Bundesligës. 

(Kosova Sot Online)