Ronaldo: Kam qenë afër transferimit te Barcelona

  • 22 August 2019 - 17:56
Ronaldo: Kam qenë afër transferimit te Barcelona

E keni menduar ndonjëherë se si do të dukej Barcelona me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në skuadër.

Pak vështirë e imagjinueshme pas rivalitetit të krijuar ndër vite, por një gjë e tillë ka qenë shumë afër të ndodh.

Cristiano Ronaldo ka pranuar se në vitin 2003 ka qenë afër transferimit te Barcelona.

Portugezi në vitet e tij rinore, ka qenë lojtar shumë premtues, duke u kërkuar nga Barcelona, Valencia, Inter, Real Madrid, Arsenal dhe Manchester United. 

Këtë pesë herë fituesi i Topit të Artë e ka zbuluar në një intervistë dhënë së fundi.

“Në atë kohë kisha kontakte me shumë ekipe tjera, Valencia për shembull ishte ndër to”.

“U takova me Arsene Wenger dhe isha gati të shkoja në Arsenal. Kam biseduar edhe me Barcelonën, Real Madridin dhe Interin, por pas ndeshjes miqësore kundër Manchester United, i cili ishte i interesuar në mua, ky klub i përshpejtoi bisedimet dhe më bleu”.

Përndryshe gjatë kësaj interviste, Ronaldo ka folur edhe për Lionel Messin, për të cilin ka treguar respekt maksimal.

(Kosova Sot Online)