Zyrtare: Kubo bashkohet me Real Mallorcan si huazim nga Rea Madridi

  • 22 August 2019 - 18:29
Zyrtare: Kubo bashkohet me Real Mallorcan si huazim nga Rea Madridi

I riu i Real Madridit, Takefusa Kubo e ka kompletuar lëvizjen e tij të huazimit te Real Mallorca.

Japonezi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore para se të nënshkruante me klubin e LaLiga që është kthyer në La Ligë së fundmi .

Për të ka qenë i interesuar edhe Real Valladolidi.

18-vjeçari ishte i vendosur për të kaluar edicionin 2019/20 me Real Madrid Castilla, por Los Blancos janë të lumtur, që do ta shohin në elitë duke u rritur.

Kubo është bërë lojtari i tretë japonez në historinë e Mallorca pas Yoshito Okubo dhe Akihito Ienaga.

(Koosva Sot Online)