Emery pret që Xhaka të luaj ndaj Liverpoolit

  • 22 gusht 2019 - 20:33
Emery pret që Xhaka të luaj ndaj Liverpoolit

Arsenali pret që të ketë në skuadër Granit Xhakën, në dispozicion për ndeshjen e së shtunës kundër Liverpoolit.

Xhaka mungoi në fitoren e së shtunës ndaj Burnleyt pas lëndimit në shpinë, por trajneri Unai Emery shpreson të ketë në dispozicion mesfushorin e tij kryesor për udhëtimin në Anfield.

Kosovari ka rifilluar stërvitjen me skuadrën e parë këtë javë dhe do të udhëtojë me shokët e tij në Merseyside.

Mesut Ozil gjithashtu do të rikthehet me skuadrën e tij pasi humbi dy ndeshjet e para të sezonit. 

“Ne do t’i vlerësojmë ata nesër. Sot ata janë stërvitur, por më duhet nesër ta kem stërvitjen e fundit. Unë jam pozitiv për disa lojtarë, por nuk dua të marr vendime sot apo t’iu them sot sepse nesër gjërat mund të ndryshojnë”.

Përleshja e cila ndodhi në rrugët e Londrës pengoi që dyshja, Ozil dhe Kolasinac të udhëtojnë në Newcastle për fitoren e ditës së hapjes të Ligën Premier, ndërsa gjermani gjithashtu mungoi në fitoren ndaj Burnley.

Por Ozil ka vazhduar të stërvitet normalisht këtë javë dhe është vendosur të paraqitet ndeshjen kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

(Kosova Sot Online)