Schick drejt transferimit në Bundesliga, Roma e gjen zëvendësuesin e çekut

  • 22 August 2019 - 20:40
Schick drejt transferimit në Bundesliga, Roma e gjen zëvendësuesin e çekut

Patrik Schick duket se do të largohet më në fund nga Roma.

Sulmuesi çek iu bashkua Giallorsoëve dy vite më parë nga Sampdoria, por që asnjëherë nuk i arriti pritshmëritë.

Kryeqytetasit italian kishin paguar 42 milionë euro për çekun, i cili ka shënuar vetëm tetë gola në 58 paraqitje.

Roma është në bisedime të avancuara me klubin gjerman RB Leipzig për shitjen përfundimtare të Schick. 

Klubi gjerman është gati të paguajë 15 milionë euro plus pesë milionë të tjera në formë bonusesh për transferimin e lojtarit.

Marrëveshja duket shumë pranë dhe Schick do të vazhdoj karrierën në Gjermani, edhe pse dëshira e tij ishte t’i bashkohej trajnerit Giampaolo te Milani.

Në anën tjetër Roma ka gjetur tanimë zëvendësuesin e tij dhe pritet të transferojë belgun Michy Batshuayi.

(Kosova Sot Online)