Lojtari i ri i Barcelonës e zbulon lidhjen me Messin, pasi e kishte quajtur atë bir k*rve

  • 23 August 2019 - 07:55
Lojtari i ri i Barcelonës e zbulon lidhjen me Messin, pasi e kishte quajtur atë bir k*rve

Lojtari i transferuar në Barcelonës gjatë kësaj vere, Juinor Firpe, e ka pranuar se kishte thënë “gjëra të shëmtuara” për Lionel Messin në vitin 2012, mirëpo shtoi se argjentinasi nuk është i shqetësuar për ato deklarata.

Kampionia spanjolle i siguroi shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë, 22-vjeçar, nga Real Betisi për një shumë që mund të arrijë deri në 27.5 milionë funte.

Por, Firpo, i cili nënshkroi kontratë pesëvjeçare me katalonasit, mund ta ketë pasur një takim të parë të sikletshëm me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messin, për shkak të disa postimeve të vjetra në Tëitter.

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Firpo ishte lavdëruar, dukë shkruar: “mund t’ia thyej dy këmbët Messit me vetëm një goditje”. Për më tepër, ai e kishte quajtur pesë-herë fituesin e Topit të Artë “bir k*rve”.

Por, që prej kësaj vere, Firpo tani vazhdimisht e takon Messin dhe ka bërë të ditur se mes tyre nuk ka marrëdhënie të këqija.

“E shoh atë çdo ditë në zhveshtore. E di që po më pyeni për shkak të postimeve të mia të vjetra në Twitter, por ajo është në të kaluarën. Nuk është diçka që dua ta bëj të madhe”, u shpreh Firpo për SPORT.

“Nuk mendoj se ai e dinte. Unë isha thjesht një fëmijë që dola nga akademia e Betisit dhe nuk mendoj se Messit i intereson ajo punë. Është diçka që s’ka rëndësi dhe që unë mund ta sqaroj pa asnjë problem”.

“Ato gjëra i bëra si 15-vjeçar, kur askush nuk më njihte dhe kur mendova se ato do të kishin ndikim disa vite më vonë. Duhet të kërkoj falje dhe e bëj këtë me përulësi dhe pa asnjë problem”. 

(Kosova Sot Online)