Neymari zihet me një punëtor të PSG-së

  • 23 August 2019 - 09:42
Neymari zihet me një punëtor të PSG-së

Spekulimet për situatën e tensionuar të Neymarit sa i përket të ardhmes së tij vetëm sa po shtohen. Së fundi është publikuar një video ku braziliani shihet duke u zënë me një punëtor në kampin e Paris Saint-Germainit.

Braziliani dëshiron të largohet nga Paris Saint-Germaini para se të mbyllet afati kalimtar për klubet evropiane, më 2 shtator, pasi e ka kuptuar se vendimi për t’u largua nga Barcelona në vitin 2017 kishte qenë i gabuar.

Gjatë kohës së fundit, Neymari nuk i ka mbajtur këto ndenja aspak sekrete, duke iu shmangur turneut parasezonal të klubit francez për të qëndruar në Brazil. Edhe pasi u kthye në stërvitje, ai ende nuk ka luajtur në Ligue 1.

Mirëpo, problemi i madh në këtë transferim është aspekti financiar. Skuadra e Thomas Tuchel dëshiron t’i kthejë në klub 222 milionë eurot që i pagoi për brazilianin para dy vjetëve. Këtë shumë Barcelona s’mund ta përballojë.

Megjithatë, stafi i PSG-së e ka bërë të qartë se as ata s’e dëshirojnë më brazilianin. Një video e publikuar nga AS e shfaq momentin kur Neymarin fillon të zihet me fjalë me një punëtor të klubit, i cili ia kthen duke e quajtur “grabitësh parash”.

(Kosova Sot Online)