Guendouzi: Arsenali mund t’i mposhtë të gjithë në Premierligë

  • 23 August 2019 - 10:20
Guendouzi: Arsenali mund t’i mposhtë të gjithë në Premierligë

Matteo Guendouzi thotë se Arsenali është përmirësuar shumë në krahasim me vitin e kaluar dhe se këtë herë nuk do të përsëritet disfata tronditëse e sezonit të kaluar, me rezultat 5:1, kundër Liverpoolit.

“Topçinjtë” do të udhëtojnë në “Anfield” për ndeshjen e së shtunës kundër Liverpoolit. Që të dyja skuadrat e kanë nisur sezonin me gjashtë pikë të fituara nga po aq në dispozicion dhe kjo e ka rritur vetëbesimin te djemtë e Unai Emeryt.

Në ndeshjen e sezonit të kaluar, Ainsley Maitland-Niles ia dha Arsenalit epërsinë fillimisht, mirëpo het-triku i Roberto Firminos dhe golat e Mohamed Salahut dhe Sadio Manes ia dhanë Arsenalit disfatën më të thellë të sezonit.

Mesfushori francez 20-vjeçar nuk është duke pritur që kjo ndeshje të jetë e lehtë, mirë ai u beson aftësive të bashkëlojtarëve të tij për ta përballuar sfidën që e kanë përpara vetes.

“Vitin e kaluar nuk e patëm momentin më të mirë, mirëpo tani është shumë më ndryshe sesa sezonin e kaluar. Është një ndeshje e re dhe një skuadër e re, kështu që nuk e shoh pse mund të jetë rezultati i njëjtë”, ka thënë Guendouzi për Sky Sports.

“Ne e kemi patur një fillim shumë më të mirë këtë sezon gjithashtu. Vitin e kaluar e nisëm me dy humbje, por këtë vit veçse i kemi marrë gjashtë pikë”.

“E kemi një skuadër të mirë dhe ndihemi mirë për veten. E di që mund të bëjmë punë shumë të mirë. Po shkojmë atje për të fituar dhe besoj se mund ta mposhtim cilëndo skuadër të Premierligës”.

Guendouzi, tani në sezonin e tij të dytë me klubin londinez, luajti si titullar në të dyja ndeshjet e para të Arsenalit në këtë sezon të ri të Premierligës, kundër Newcastle dhe Burnleyt.

(Kosova Sot Online)