Drenica – Llapi e hap sot xhiron e dytë të IPKO Superligës

  • 23 August 2019 - 10:28
Drenica – Llapi e hap sot xhiron e dytë të IPKO Superligës

Xhiroja e dytë e IPKO Superligës së Kosovës në futboll pritet të sjellë duele mjaft interesante. Kjo xhiro do të hapet me duelin e sotëm ndërmjet Drenicës dhe Llapit, ndërsa ndeshja në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë

Drenica – Llapi do të jetë ndeshja hapëse e xhiros së dytë të sezonit të ri në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Kuqezinjtë vijnë nga humbja e thellë nga rivali lokal, Feronikeli, 1:4 në xhiron e parë dhe do t’i kërkojnë pikët e para sezonale sot në stadiumin e tyre, “Bajram Aliu”.

Nga ana tjetër, llapjanët në xhiron e parë e mposhtën Vushtrrinë 4:1 dhe të motivuar shkojnë në Drenicë për të nxjerrë pikë të tjera.

Ndërkohë, ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit është shtyrë me vendim të Federatës së Futbollit të Kosovës për ta ruajtur terrenin e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Dy ndeshje do të luhen të shtunën e dy të tjera të dielën.

Të gjitha takimet do të fillojnë në orën 17:00. 

(Kosova Sot Online)