Joshua i ofron më shumë para, Ruizi pranon të rindeshet

  • 23 August 2019 - 14:05
Joshua i ofron më shumë para, Ruizi pranon të rindeshet

Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr ka pranuar marrëveshjen për të dueluar më 7 dhjetor në Arabinë Saudite. Ai ka siguruar nga Eddie Hearn, promotori i eventit, se do të marrë një shumë më të lartë për këtë revansh ndaj Anthony Joshua.

Fillimisht u deklarua se Ruiz do të arkëtonte 9 milionë dollarë, ndërsa tani kjo shumë është më e lartë (ende nuk dihet saktësisht). Ajo do të konfirmohet zyrtarisht edhe në varësi të shitjeve që do të vijnë nga PPV (pay per view-paguaj për të parë).

Ruiz, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA dhe WBO, do të mbrojë titujt që pa fituar më 1 qershor në Nju Jork. Në atë duel ai mundi me “KO teknik” në raundin e shtatë Joshua, duke befasuar të gjithë me këtë rezultat.

Sipas kontratës së parë, dy boksierët do të zhvillojnë revanshin në rast se Joshua humbet. Gjithsesi, zyrtarizimi ka vonuar të vijë, për shkak të përqindjes së fitimit. Pritet që palët të dalin brenda javës së ardhshme në një konferencë për shtyp. 

(Kosova Sot Online)