Napoli i bën konkurrencë Man Unitedit për Llorenten

  • 23 August 2019 - 14:07
Napoli i bën konkurrencë Man Unitedit për Llorenten

Aftësia e Fernando Llorentes për të qenë në vendin e duhur dhe në kohën e duhur gjatë aksioneve të sulmit ka bërë që Napoli dhe Manchester Unitedi të garojnë për transferimin e tij, pasi kontrata e tij me Tottenhami përfundoi në fund të sezonit të kaluar.

Pasi shkëlqeu në edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve për Tottenhamin, Fernando Llorente do të jetë gjithnjë i mirëpritur në Londër. Megjithatë, karriera e tij mund ta dërgojë atë në Manchester United ose Napoli, transmeton Gazeta Express.

Llorente mund të jetë personi që e mbush hapësirën e lënë bosh nga Romelu Lukaku në Old Trafford, ku s’do ta kishte një vend në formacion të parë, ose mund të shkojë në Napoli, ku do e priste me shumë entuziazëm Carlo Ancelotti.

AS raporton se përfaqësuesit e sulmuesit spanjoll janë në Napoli për momentin dhe janë në fazë të avancuar të negociatave me klubin e Serisë A. Napoli tashmë është dorëzuar në tentimet për ta sjellë Mauro Icardin dhe James Rodriguezin dhe është i përqendruar te Llorente, që është lojtar i lirë.

Përderisa James ende mbetet opsion i Real Madridit, e ardhmja e kolumbianit nuk është e sigurt dhe Ancelotti dëshiron ta ketë skuadrën të kompletuar sa më shpejt, pasi transferimi i Hirving Lozanos u konfirmua sot.

Ndërsa, Manchester Unitedi ka mundësi ta transferojë Llorenten edhe pse afati kalimtar për klubet angleze është mbyllur. Kjo mundësi i jepet pasi që Llorente është lojtar i lirë, që do të thotë se nuk ka kontratë me asnjë klub tjetër.

Përvoja e tij trevjeçare në Premierligë mund ta tundojë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, të cilit do t’i pëlqente ta kishte Llorenten në skuadër në mënyrë që ta përdorë atë nga stoli kurdo që ka nevojë. 

(Kosova  Sot Online)