Man Utd vendos për Llorenten

  • 23 August 2019 - 14:09
Man Utd vendos për Llorenten

Manchester Unitedi nuk do ta transferojë Fernando Llorenten.

Së fundmi mediat e huaja raportonin se sulmuesi spanjoll mund të përfundojë në “Old Trafford” si transfer i lirë.

Mirëpo, tabloidi britanik “Daily Mail” shkruan se “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar për sulmuesin shtatlartë, i cili gjatë kësaj vere i dha fund eksperiencës në Tottenham.

Llorente shihej si zëvendësues i Romalu Lukakut në “Teatrin e Ëndrrave”, por duket se gjiganti anglez do të vazhdojë me sulmuesit aktualë që ka në skuadër.

Në Angli ka përfunduar më herët afati kalimtar i verës, por pasi Llorente është lojtar i lirë, klubet angleze mund ta angazhojnë ende atë. 

(Kosova Sot Online)