Lëndimet e Neymarit e shqetësojnë Real Madridin

  • 23 August 2019 - 14:34
Lëndimet e Neymarit e shqetësojnë Real Madridin

Disa raporte mjekësorë sa i përket gjendjes fizike të Neymarit, që janë dërguar në Real Madrid, kanë sjellë shqetësime serioze në bordin e drejtuesve të madrilenëve.

Në të gjitha transferimet e mëdha, siç do të ishte blerja e Neymarit, klubi duhet t’i shqyrtojë në detaje të gjitha anët e mira dhe të këqija të një transferimi të tillë, raporton AS.

Sa i përket vetëm aspektit sportiv, askush në bordin drejtues në “Santiago Bernabeu” nuk e vë në dyshim talentin e yllit brazilian. Mirëpo, raportet për gjendjen e tij fizike janë shqetësuese për klubin madrilen.

Disa raporte mjekësore të sjella në klub thonë se 27-vjeçari ka shumë gjasa të pësojë lëndim në shputën e këmbës së tij të majtë, ashtu siç ka pësuar edhe dy herë më parë gjatë dy sezoneve të fundit.

Real Madridi do garanci për Neymarin

Kur vjen fjala te negociatat e hapura për Neymarin, Real Madridi është seriozisht duke e shqyrtuar mundësinë që t’i kërkojë Paris Saint-Germainit garanci për gjendjen e futbollistit aktualisht.

Në mes të tjerash, njëra ndër arsyet pse PSG-ja ka vendosur të mos e përfshirë Neymarit nëpër ndeshjet e fundit ka qenë pikërisht gjendja e tij. Klubi nuk dëshiron që futbollisti të lëndohet para se të qartësohet plotësisht e ardhmja e tij, pasi që një lëndim i mundshëm do ta largonte interesimin nga Real Madridi dhe Barcelona. 

Image

(Kosova Sot Online)