Operohet futbollistja kosovare e Real Madridit

  • 23 August 2019 - 14:44
Operohet futbollistja kosovare e Real Madridit

Kosovare Asllani e ka operuar gishtin e dorës dhe do të mungojë së paku një javë. Futbollistja kosovare shpreson të rikthehet për ndeshjen e 3 shtatorit tek Suedia në ndeshjen kundër Lituanisë, ndërsa më pas të jetë në dispozicion edhe të ekipit të saj, Tacon, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid

Kosovare Asllani është operuar në dorë pas një problemi që e kishte me gishtin e madh.

Futbollistja nga Kosova, e cila këtë verë u transferua në ekipin spanjoll Tacon, i cili nga sezoni i ardhshëm do të quhet Real Madrid, pritet të mungojë në stërvitje për një javë, duke shpresuar që do të jetë e gatshme edhe për Suedinë për ndeshjen eliminatore të Evropianit kundër Lituanisë më 3 shtator.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat spanjolle, të cilat sqarojnë se Kosovarja kishte probleme me gishtin qe disa javë.

“Sot e pata ndërhyrjen e parë kirurgjike në karrierë. Mu desh ta operoja ligamentin e lënduar në gisht”, ka shkruar Asllani në rrjetet sociale.

Shërimi i tij ishte i pamundur, prandaj u nevojit ndërhyrja kirurgjike.

Nëse nuk shfaqet ndonjë problem, ajo do të debutojë me ekipin e saj kundër Barcelonës në “Estadio Johan Cruyff”.

Ekipi i saj, Tacon nuk e ka shijuar ende fitoren këtë sezon, duke regjistruar një barazim e tri humbje.

Me rikthimin e Asllanit, klubi madrilen shpreson të këndellet.

Image

(Kosova Sot Online)