Salahu sqaron festimet e ndryshme të golave

  • 23 August 2019 - 15:32
Salahu sqaron festimet e ndryshme të golave

“Mbreti egjiptian” i Liverpoolit i ka performuar një numër të festimeve gjatë viteve të fundit, duke shfaqur një mori emocionesh të ndryshme pasi e ka arritur qëllimin e tij duke shënuar gola.

Përderisa disa festime të Mohamed Salahut janë të rëndomta, disa të tjera janë më të çuditshme. Për këtë arsye Goal i ka publikuar arsyetimet e Salahut për këto festime.

Festimet e Mohamed Salahut: Lutjet

Image

Si shumë futbollistë të tjerë, Salahu është fetar dhe një gjë e zakonshme në rutinën e tij për festimin e golave është gjunjëzimi dhe vendosja e kokës në tokë, në shenjë lutjeje ndaj Zotit. Ky veprim bëhet nga një numër i futbollistëve myslimanë, përfshirë këtu edhe Sadio Manen.

“Nuk po e puthja tokën. Është sikur lutje ose falënderim ndaj Zotit për atë që kam. Por, po, është një lloj lutjeje, lutje për ta fituar ndeshjen. E kam bërë këtë gjithmonë, që kur isha fëmijë, gjithkund”, ka thënë Salahu.

Festimet e Mohamed Salahut: Joga

Image

Afër fundit të sezonit 2018/19, Salahu e debutoi një festim tjetër të golave, që është i njohshëm për këdo që bën joga. Qëndrimi i Salahut është i njohur si “poza e pemës”.

“Unë jam njeri i jogës. Unë bëj joga dhe thjesht më erdhi në mendje”, tha Salahu për festimin e tij.

Festimet e Mohamed Salahut: Hunda

Image

Gjatë finales së vitit 2019 kundër Tottenhamit, Salahu e festoi golin e parë të Liverpoolit në mënyrë të çuditshme. Ai i kryqëzoi gishtërinjtë tregues të vet, para se t’i drejtonte ata në secilën anë të hundës, përderisa e mbante gjuhën jashtë.

Megjithatë, futbollisti ende nuk e ka sqaruar këtë festim të tij, edhe pse tifozët mendojnë se ishte thjesht një veprim për t’i provokuar apo tallur tifozët e Tottenhamit.

Festimet e Mohamed Salahut: Krahët e shtrirë

Image

 

Qëndrimi me krahët e shtrirë dhe pa shfaqur emocione në fytyrë është njëri ndër festimet më karakterizuese për Salahun.

Ky veprim është i frymëzuar nga skena e famshme nga filmi “Gladiator”, kur karakteri i Russell Crowe, Maximus, e pyet turmën “A nuk po argëtoheni?” /Gazeta Express/