Muriqi është bërë ikonë e shumë tifozëve të rinj

  • 23 August 2019 - 15:58
Muriqi është bërë ikonë e shumë tifozëve të rinj

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka debutuar me gol në një ndeshje zyrtare me klubin e ri të Fenerbahçes. Kjo e fundit në javën e parë të javës së Superligës së Turqisë, triumfoi thellësisht me rezultat 5:0 kundër Gaziantep.

Raportohet se Muriqi ka marrë nota pozitive prej presidentit të klubit, Ali Koç. 

“Për një kohë të shkurtër Vedati është bërë ikonë e shumë tifozëve të rinj si dhe fëmijëve. Më kanë pëlqyer fotografitë e tij kur ka qenë fëmijë teksa ka pozuar me fanella të Fenerit.

Ka vite që një sulmues të kalibrit të tij i ka munguar klubit tonë”, ka pohuar Koç, shkruan Fanatik.  Ai pritet të jetë startues për Kosovën në takimin kundër Republikës së Çekisë.

(Kosova Sot Online)