Nuk ka më dyshime, Frederik Veseli transferohet ne Turqi

  • 23 August 2019 - 16:30
Nuk ka më dyshime, Frederik Veseli transferohet ne Turqi

Frederik Veseli pas disa viteve të kaluara në futbolli Italian, ka vendosur që të largohet.

“Sky Sports” raporton se Veseli ka arritur marrëveshje me klubin e Denizlispor dhe do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare.

Thuhet se mbrojtësi shqiptar ka udhëtuar drejt Turqisë për ta mbyllur transferimin te klubi turk. 

26-vjeçari ditë më parë kishte ndërprerë kontaktet me Denizlisporin, por tani është bindur nga oferta e tyre.

Denizlispor është rikthyer këtë edicion në elitën e futbollit turk.

Klubi “zigjelbër” e ka nisur për mirë edicionin e ri, pasi në ndeshjen hapëse ka mposhtur kampionin në fuqi Galatasaray 2-0.

(Kosova Sot Online)