Strinic pritet të largohet nga Milan

  • 23 August 2019 - 17:10
Strinic pritet të largohet nga Milan

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Ivan Strinic raportohet se ka arritur një marrëveshje për ta shkëputur kontratën e tij me Milan

Sipas Sky Sport Italia, lirimi është bërë pasi që është taku lojtari dhe klubi dje.

ANSA ka lajmëruar për këtë gjë derisa ka theksuar se bisedimet ende janë duke u zhvilluar.

Strinic ju bashkua Milanit nga Sampdoria verën e kaluar duke nënshkruar marrëveshje dy vjeçare por ka dështuar të bëj ndonjë paraqitje, sidomos pas problemeve me zemër që pati më vonë. 

31 vjeçari edhe ashtu është pritur të largohet pas transferimit të Theo Hernandezit nga Real Madridi.

Para kalimit të tij në San Siro, kroati ishte finalist në Botëror kurse ka luajtur edhe për Napolin dhe Sampdorian ku trajner ishte Marco Fiampaolo që drejton sot Milanin.

(Kosova Sot Online)