Dreshevic, zyrtarisht dardan prej shtatorit

  • 23 August 2019 - 17:34
Dreshevic, zyrtarisht dardan prej shtatorit

Ibrahim Dresheviq i gatshëm për ndeshjet e shtatorit.

Futbollisti shqiptar i lindur në Suedi që është përcaktuar të luajë për Kosovën, Ibrahim Dresheviq ka marrë sot edhe zyrtarisht lejën e FIFA-s për ta pëfaqësuar Kosovën në nivel ndërkombëtarë, konfirmon Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Presidenti Ademi falënderon edhe institucionet shtetërore që përshpejtuan dukshëm procedurat për paisjen e Ibrahimit me shtetësinë dhe pasaportën e Kosovës dhe në këtë formë mundësuan që lënda e kompletuar e futbollistit të shqyrtohej me shpejtësi nga FIFA që mori vendimin e pritur.

Në këtë formë Dresheviq do të jetë në dispozicion të selektorit Bernard Challandes që nga ndeshjet e shtatorit.

(Kosova Sot Online)