Hysaj mbetet në Napoli

  • 23 August 2019 - 17:55
Hysaj mbetet në Napoli

“Telenovelës” Hysaj duket se i erdhi fundi. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, do të vazhdojë të jetë pjesë e Napolit edhe në sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht zërave të shumta që qarkulluan gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, shkodrani nuk mundi të lëvizte, duke mbetur kështu te skuadra e Carlo Ancelottit.

Lajmi është konfirmuar nga agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, që në një prononcim për mikrofonin e “TMW”, u shpreh shkurtimisht:

“Hysaj do të mbetet te Napoli”.

25-vjeçari ka humbur vendin e titullarit te skuadra e kaltër, dhe do t’i duhet shumë punë për ta bindur trajnerin se e meriton një vend në 11-shen e parë.

(Kosova Sot Online)