Formacioni i mundshëm i Unitedit ndaj Crystal Palaces – Solskjaer pritet të bëjë befasi

  • 23 August 2019 - 20:20
Formacioni i mundshëm i Unitedit ndaj Crystal Palaces – Solskjaer pritet të bëjë befasi

Pas paraqitjes zhgënjyese ndaj Wolverhampton Wanderers të hënën e kësaj jave duke barazuar 1-1, tani Manchester United do të tentojnë të rikthehen në rrugën e fitores në përballjen me Crystal Palacen.

Djajtë e Kuq e filluan mbarë sezonin 2019/2020, pasi e mposhtën Chelsean në Old Trafford me rezultat bindës, 4-0.

Por, në xhiron e dytë ndaj ‘Ujqve’ nuk arritën të marrin më shumë se një pikë, mirëpo ndaj ‘The Eagles’ do t’i kërkojnë vetëm tri pikë. 

Ole Gunnar Solskjaer mund t’i bëjë disa ndryshime në formacion në përballjen me Palacen, e që David de Gea do të ishte në portë.

Mbrojtja do të përbëhej nga Aaron wan-Bissaka, Harry Maguire, Victor Lindelof dhe Luke Shaw, ndërsa para Tre do të vendosej McTominay.

Paul Pogba do ta menaxhonte me mesfushën, ndërsa Juan MataDaniel James dhe Anthony Martial pritet ta ndihmojnë Marcus Rashfordin në sulm dhe t’i marrin tri pikë në ndeshjen që zhvillohet nesër (e shtune) me fillim nga ora 16:00 në Old Trafford.

Image

(Kosova Sot Online)