Ylli portugez i jep fund makthit, nënshkruan për 4 vite me klubin e ri

  • 23 August 2019 - 22:13
Ylli portugez i jep fund makthit, nënshkruan për 4 vite me klubin e ri

Ka marrë fund makthi i Renato Sanches te Bayern Munich.

Lille, në fakt, ka zyrtarizuar blerjen e yllit portugez, i cili ka nënshkruar për katër vite me klubin francez.

22-vjeçari u ble nga bavarezët pas paraqitjes së shkëlqyer në Euro 2016 me Portugalinë. 

Megjithatë, ai nuk arriti kurrë të linte shenjë në "Allianz Arena", ashtu si edhe në Premier League, ku luajtur për një vit i huazuar te Swansea.

"Dëshira ime ishte të transferohesha te Lille dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Jam pritur shumë mirë dhe shpresoj që gjithçka të shkojë mirë", ka thënë lojtari.

(Kosova Sot Online)