Dortmund i mahnitshëm, përmbys Koln dhe ruan kreun

  • 23 August 2019 - 22:33
Dortmund i mahnitshëm, përmbys Koln dhe ruan kreun

Borussia Dortmund ka treguar karakter kampioni duke e përmbysur rezultatin kundër Koln  dhe duke fituar me rezultat 3-1

Borussia Dortmund ka arritur që të marrë përsëri tre pikë në Bundesliga ku ka mposhtur Koln me rezultat 3-1.

Ishte një ndeshje e vështirë e Dortmund të cilën ata e fituan më shumë mund.

Në pjesën e parë Dortmund pati posedimin por ishin Koln të cilët arritën që të kalojnë në epërsi.

Drexler shënoi në minutën e 29-të pas një ndërprerje me kokë.

Në pjesën e dytë, Dortmund vazhdoi që të sulmoi dhe arriti që të shënonte golin e barazimit tek në minutën e 70-të. Ishte Jadon Sancho përsëri ai që e bëri dallimin.

I riu anglez lansoi një goditje me të majtën e cila përfundoi në rrjetë.

Dortmundi vazhdoi që të bëj presion për ta përmbysur rezultatin dhe kjo erdhi në minutën e 86-të ku Piszcek krosoi për Hakimin ndërsa ky i fundit shënon me kokë.

Në minutat shtesë Dortmund e siguron fitoren 3-1 pasi që pas një kundërsulmi shënon Paco Alcacer, kësaj radhe me asistimin e Jadon Sanchos.

Me ketë fitore, Dortmund prin në Bundesliga me 6 pikë, kurse Koln është në vendin e 15 me zero pikë.

(Kosova Sot Online)