Interi i vendosur ta transferojë Biraghin nga Fiorentina

  • 23 August 2019 - 22:42
Interi i vendosur ta transferojë Biraghin nga Fiorentina

Interi është shumë afër ta transferojë mbrojtësin e Fiorentinës, Cristiano Biraghi, në këtë afat kalimtar veror.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, dy klubet italiane janë takuar tashmë për të biseduar për mbrojtësin, e që janë shumë afër marrëveshjes.

Mediumi italian më tej raporton se Biraghi do të kalojë te Nerazzurët, e në anën e kundër do të kalojë Dalbert si pjesë e shkëmbimit. 

Mbrojtësi i Violas në sezonin e kaluar kishte bërë 36 paraqitje në Serie A, duke bërë një asistim, e që forma e lartë ka zgjuar interesimin e Interit.

Fiorentina i kërkuar 20 milionë euro nga shitja e 26-vjeçarit, gjersa skuadra italiane ka ofruar 15 milionë, por tani dy skuadrat do t’i shkëmbejnë lojtarët.

Biraghi është dëshira kryesore e Antonio Contes, mirëpo lojtari ka zgjuar interesimin e klubeve si, Roma dhe Napoli.

(Kosova Sot Online)