Vjen fitorja e parë në Premierligë për Aston Villan

  • 23 August 2019 - 23:22
Vjen fitorja e parë në Premierligë për Aston Villan

Aston Villa ka shënuar fitoren e parë pas rikthimit në Premierligë.

 Skuadra e trajnerit Dean Smith, ka arritur të mposht 2:0 Evertonin në ‘Villa Park’ në praninë e 41 mijë tifozëve, për fitoren e parë në Premierligë këtë sezon. 

Golat e fitores për Villan i shënuan Wesley në minutën e 22’ dhe Anwar El Ghaz në minutat shtesë të ndeshjes.

Kjo fitore, ia sjellë tre pikët e para Aston Villas, ndërsa Everton mbetet në kuotën e katër pikëve.

(Kosova Sot Online)