Liverpool – Arsenal, derbi i Evropës këtë fundjavë

  • 24 August 2019 - 08:45
Liverpool – Arsenal, derbi i Evropës këtë fundjavë

Premierliga vazhdon të sjellë ndeshje të mëdha. Këtë fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së tretë të kampionatit anglez të futbollit.

Derbi i Premierligës dhe i krejt Evropës do tëjetë ai në mes të Liverpoolit dhe Arsenalit, i cili do të zhvillohet të shtunën.

Kampioni aktual i Evropës do ta kërkojë fitoren në shtëpi, kurse “Gunners” do të tentojnë ta vazhdojnë formën e mirë të shfaqur në fillim të sezonit.

Ndërkohë, kampioni aktual, Manchester City do ta vizitojë Bournemouthin, kurse nënkampioni evropian, Tottenhamluan në shtëpi me Newcastlen.

E Manchester United llogarit në fitoren e radhës në duel me Crystal Palace.

Ndeshjet kryesore të Premierligës angleze edhe këtë javë do t’i transmetojë platforma televizive IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosova.

Ndërkohë, këtë fundjavëdo të zhvillohen edhe ndeshjet e xhiros së dytë në La Ligan spanjolle.

Barcelona do të mundohet ta harrojë humbjen shokuese nga Athletic Bilbao me një fitore në shtëpi ndaj Real Betisit të dielën mbrëma.

Në tri pikë llogarit edhe Real Madridi, i cili e gostit Valladolidin.

Ndërsa, Atletico Madridi do të jetë mysafir i Leganes.

E këtë fundjavë fillon sezoni i ri edhe në Serie A.

Kampioni aktual, Juventus e viziton Parmën të shtunën, kurse mysafir luan edhe Milani, të cilin e pret Udinese.

Fiorentina do të jetë mikpritëse e Napolit në derbi, ndërsa Interi e mbyll këtë xhiro të hënën me duelin në shtëpi ndaj Lecces.

Edhe ndeshjet kryesore të kampionatit spanjoll dhe atij italian do t’i transmetojë IPKO përmes Super Sport Kosova. /Gazeta Express/

Premierliga – Java e tretë

SSK1 E premte 21:00 AstonVilla – Everton 2:0

SSK1 E shtunë13:30 Norwich – Chelsea

E shtunë 16:00 Brighton – Southampton

SSK1 E shtunë 16:00 Manchester United – Crystal Palace

E shtunë 16:00 SheffieldUtd – Leicester

E shtunë 16:00 Watford – West Ham

SSK1 E shtunë 18:30 Liverpool – Arsenal

SSK1 E diel 15:00 Bournemouth – Manchester City

SSK1 E diel 17:30 Tottenham – Newcastle

E diel 17:30 Wolverhampton – Burnley

La Liga – Java e dytë

E premte 20:00 Granada – Sevilla 0:1

E premte 22:00 Levante – Villarreal 2:1

E shtunë 17:00 Osasuna – Eibar

E shtunë 19:00 Real Madrid – Valladolid

E shtunë 21:00 Celta Vigo – Valencia

E shtunë 21:00 Getafe – Athletic Bilbao

E diel 17:00 Alaves – Espanyol

E diel 17:00 Mallorca – Real Sociedad

E diel 19:00 Leganes – Atletico Madrid

SSK2 E diel 21:00 Barcelona – Betis

Serie A – Java e parë

E shtunë 18:00 Parma – Juventus

SSK1 E shtunë 20:45 Fiorentina – Napoli

E diel 18:00 Udinese – Milan

SSK1 E diel 20:45 Roma – Genoa

E diel 20:45 Cagliari – Brescia

E diel 20:45 Sampdoria – Lazio

E diel 20:45 Spal – Atalanta

E diel 20:45 Torino – Sassuolo

E diel 20:45 Verona – Bolognas

SSK1 E hënë 20:45 Inter – Lecce

(Kosova Sot Online)