Trajneri i Betisit uron që Messi të sëmuret

  • 24 August 2019 - 09:33
Trajneri i Betisit uron që Messi të sëmuret

Trajneri i Real Betisit, Rubi, në formë shakaje, ka thënë se shpreson që ylli i Barcelonës, Lionel Messi, të ftohet para ndeshjes mes këtyre dy klubeve në La Liga, të dielën. Në këtë ndeshje, Messi pritet të kthehet pas lëndimit në këmbë.

Lionel Messi mungoi në ndeshjen hapëse të katalonase fundjavën e kaluar për shkak të një lëndimi. Athletic Bilbao e fitoi atë ndeshje me rezultat 1:0.

Për fatin e keq të Rubit dhe skuadrës së tij, sulmuesi argjentinas është kthyer plotësisht në stërvitje këtë javë dhe ai pritet të luajë në ndeshjen kundër Betisit, qoftë kjo edhe duke u inkuadruar nga stoli.

Përderisa ai është i vetëdijshëm se Messi mund të jetë titullar, Rubi është duke i kryqëzuar gishtat e duke uruar që ai të ftohet ose t’i bie gripi, në mënyrë që skuadra e tij ta ketë një shqetësim më pak në fundjavë.

“Mendoj se Messi do të luajë nga fillimi. Kështu mendoj unë. Do të preferoja që Messi të jetë i ftohur, jo një lëndim, por të jetë i ftohur që të mos ketë mundësi të luajë”, është shprehur Rubi.

“Ne duhet të shkojnë me pak kurajë, por duke qenë të vetëdijshëm se cilindo lojtar që do ta kenë në fushë, ai do të jetë i mirë”.

“Nëse ti shkon me respekt të tepërt, ti veçse je duke humbur 1:0. Duhet të jemi të guximshëm, por të mos luajmë në mënyrë të pakuptimtë sepse ata do ta shfrytëzojnë këtë gjë”.

Real Betisi e nisi sezonin e ri të La Ligës me disfatë 1:0 kundër Valladolidit, pasi e përfundoi sezonin e kaluar në pozitën e dhjetë, ku u ndihmoi fitorja 4:3 kundër Barcelonës në nëntor. 

(Kosova Sot Online)