L’Equipe: Neymari dhe PSG-ja po shkojnë drejt pajtimit

  • 24 August 2019 - 11:36
L’Equipe: Neymari dhe PSG-ja po shkojnë drejt pajtimit

Një largim nga Paris Saint-Germaini po duket gjithnjë më i pamundur për Neymarin gjatë këtij afati kalimtar të verës për shkak të kërkesave dhe hezitimeve të Barcelonës, Real Madridit dhe Juventusit.

Koha po fillon të ecë shumë shpejt për Neymarin dhe, me ditët e numëruara, duhet se tentimet e tij për t’u larguar nga klubi parisien do të rezultojnë të pasuksesshme, raporton L’Equipe.

Pas lajmeve të fundit për një situatë të tensionuar mes Real Madridit, Barcelonës dhe Juventusit dhe thirrjeve ofenduese të tifozëve të PSG-së ndaj Neymarit, situata e brazilianit nuk është aspak e dëshirueshme.

Nëse trajneri Thomas Tuchel vendos ta marrë atë për ndeshjen kundër Toulouse, ai mund të tentojë ta fitojë sërish dashurinë e një pjese të tifozëve të Paris Saint-Germainit, përkundër fishkëllimave të vazhdueshme.

Megjithatë ndeshja kundër Toulouse nuk është ndër shqetësimet më të mëdha të Neymari. Ai është më i shqetësuar për atë që do të ndodhë më pas. Me vetëm dhjetë ditë të mbetura deri në mbylljen e afatit kalimtar, më 2 shtator, largimi nga PSG-ja nuk është i sigurt.

Sipas të prestigjiozes francez, L’Equipe, tensionet mes PSG-së dhe Neymarit janë lehtësuar paksa dhe burime nga brenda klubit thonë se “nuk ka më luftë mes dy palëve”.

Transferimi i Neymarit në Ligue 1 është vlerësuar si një hap prapa në karrierën e tij dhe përkundër dëshirës së tij për t’u kthyer në Barcelonë, një transferim këtë verë nuk duket shumë i mundshëm.

Ai për momentin ka edhe tre vjet në kontratën e tij me PSG-në, në vlerë prej 37  milionë eurosh në vit.  Problemi është se edhe Barcelona e edhe Real Madridit po hezitojnë për shkak të aspektit financiar të transferimit të tij.

(Kosova Sot Online)