Chelsea kërkon fitoren e parë të sezonit kundër Norwichit, formacione zyrtare

  • 24 August 2019 - 12:39
Chelsea kërkon fitoren e parë të sezonit kundër Norwichit, formacione zyrtare

“Blues” janë në kërkim të fitores së parë në ndeshje me karakter garues këtë sezon. Këtë fitore do të tentojnë ta marrin sot në “Carrow Road”, ku “Canaries” janë të pamposhtur gjatë vitit 2019.

Frank Lampard shpreson se hera e tretë do të jetë me të vërtetë me fat për të në mënyrë që të sigurojë fitore në ndeshjen e sotshme kur Norwich Cityt, në kuadër të xhiros së tretë të Premierligës, në orën 13:30.

Ndeshjet kundër Manchester Unitedit dhe Leicesterit e kanë sjellë vetëm një pikë për skuadrën e Stamford Bridge, të cilët megjithatë kanë shijuar formë të mirë në fushë.

Ndërsa, Norwichi këtë sezon është kthyer në Premierligë, pas katër sezoneve në kategoritë më të ulëta të futbollit në Angli. Ata siguruan fitore 3:1 në xhiron e kaluar dhe do të tentojnë ta vazhdojnë këtë ecuri të mirë edhe sot, megjithatë do t’u mjaftonte edhe barazimi.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Image
Image

 

 

(Kosova Sot Online)