Paguhet 11 milionë funte për një gol – Si e fundosi Sanchezi Man Unitedin

  • 24 August 2019 - 13:00
Paguhet 11 milionë funte për një gol – Si e fundosi Sanchezi Man Unitedin

Kur Manchester United shkëmbeu Henrikh Mkhitaryan me yllin e Arsenalit, Alexis Sanchez, në janar 2018, dukej një nga “bizneset” më të mira, të bëra në “Old Trafford” ndër vite.

Alexis kishte shënuar 80 gola dhe dhënë 45 asiste në 168 ndeshje, ndërsa Mkhitaryan u largua pa i përmbushur pritshmëritë e blerjes nga Borussia Dortmund.

Pak më shumë se 18 muaj më vonë, marrëveshja mund të konsiderohet shumë e keqe për “Djajtë e Kuq”. Alexis ka qenë hija e vetvetes, edhe pse mbetet futbollisti më i paguar në Premier League.

30-vjeçari merr një pagë bazë prej 391.000 stërlina në në javë, ndërsa fiton edhe bonuse të tjera, 75.000 stërlina për një ndeshje si startues dhe një tarifë vjetore prej 1.1 milionë stërlina.

Të gjitha këto të ardhura përbëjnë shumën totale të 20 milionë stërlinave të fituara në sezon. Sipas “Daily Mail”, klubi po paguan ende 5 milionë stërlina për agjentët, të njëjtën shifër që Alexis do të merrte bonus nëse luante 30 ndeshje si titullar në një sezon të vetëm.

(Kosova Sot Online)