Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG-së

  • 24 August 2019 - 13:26
Drejtuesit e KOK-ut marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të ICMG-së

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në Asamblenë Gjenerale të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), që po mbahet në Patra të Greqisë.

Asambleja po i prinë Lojërave Mesdhetare në Rërë Patra 2019, edicioni i dytë i të cilave hapet të dielën (nesër).

Në Asamble po diskutohen tema të ndryshme si prezantimi i raporteve të punës dhe financiar të ICMG-së, LMR Patra 2019, zgjedhja e vendit organizator për organizimin e Lojërave të 20-ta Mesdhetare 2023, si dhe çështje tjera.

Presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm Haxhijaj, po e shfrytëzojnë Asamblenë edhe për takime të ndryshme me drejtues të lartë të ICMG-së dhe Komiteteve tjera Olimpike Kombëtare. 

(Kosova Sot Online)