Vallëzimi i çuditshëm i “Messit” të Real Madridit, Kubos, bëhet viral në rrjete sociale

  • 24 August 2019 - 14:55
Vallëzimi i çuditshëm i “Messit” të Real Madridit, Kubos, bëhet viral në rrjete sociale

Takefusa Kubo bëri emër për vete gjatë turneut parasezonal të Real Madridit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Paraqitjet e tij në atë turne ia fituan atij huazimin në Real Mallorca, pasi që fillimisht ishte pritur që ai të luajë me të rinjtë e Real Madridit.

18-vjeçari ka fituar shumë tifozë në tribunat e “Santiago Bernabeut” për shkak të personalitetit të tij dhe aftësive që i ka shfaqur në fushën e blertë.

Megjithatë, së fundi është publikuar një video në rrjetet sociale, e cila i ka bërë tifozët e Real Madridit ta duan edhe më shumë futbollistin i cili po quhet “Messi i Real Madridit”.

Në atë video, Kubo shihet në një dhomë hoteli me tre bashkëlojtarë të tij në ekipin kombëtar të Japonisë. Ata të katër shihet duke e performuar një vallëzim të çuditshëm .

(Kosova Sot Online)