Manchester të pafat, humbin pavarësisht dominimit

  • 24 August 2019 - 18:07
Manchester të pafat, humbin pavarësisht dominimit

Manchester United e ka dominuar tërësisht ndeshjen me Crystal Palace por megjithatë nuk ka arritur që ta fitoj pasi që barazuar në Old Trafford. U besua që United do të rikthehet por pa sukses pasi që Crystal Palace shënoi një gol në minutën e tretë shtesë të ndeshjes për t’u kthyer në Londër me tre pikë

Manchester United ka dështuar përsëri.

Pas dështimit kundër Wolves javën e kaluar, ku djajtë e kuq barazuan, sot ata kanë humbur në shtëpi kundër Crystal Palace.

United dominoi në pjesën e parë të ndeshjes ku ishin shumica në sulm dhe deri në minutën 30.

Por një kundër sulm i Crystal në të cilin kishin gisht Schlupp dhe Ayew përfundoi në gol.

Schlupp pasoi me kokë të Ayew i cili u gjend ballë për ballë me De Gean për të shënuar golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 32-të.

United vazhduan presionin por pa sukses derisa Crystal kishin edhe një mundësi të mirë në pjesën e parë për ta dyfishuar rezultatin.

Në pjesën e dytë ishin United të cilët dominuan në çdo aspekt të ndeshjes.

Presioni e bëri të veten dhe në minutën e 70-të ishte një penallti që ata e fituan por që Rashford goditi vetëm shtyllën dhe nuk arriti asgjë për të bërë.

Megjithatë, United vazhdouan sulmin dhe arriti që të barazoi rezultatin në minutën e 89-të pas një supër goli të Daniel James.

United tentoi që të fitoi përsëri duke sulmuar në gjashtë minutat e fundit por pa rezultat.

Ishin mysafirët përsëri që fituan pasi që në minutën e 93-të, Van Aanholt goditi fuqishëm për të shënuar golin e fitores.

Me këtë fitore Crystal Palace marrin tre pikë dhe barazohen me United me katër pikë. 

(Kosova Sot Online)