Super Lewandowski i jep tri superpikë Bayernit

  • 24 August 2019 - 20:29
Super Lewandowski i jep tri superpikë Bayernit

Robert Lewandowski e ka kompletuar het-trikun në fitoren e thellë të Bayernit kundër Schalke 04, të cilën bavarezët e fituan me rezultat 0-3

Bayern Munich e ka harruar shpejt barazimin në Allianz Arena kundër Herthas ku sonte ka shënuar një fitore të lehtë në udhëtimin e tyre në Schalke 04.

E në këtë ndeshje kishte vetëm një emër, Robert Lewandowski i cili shënoi het-trik.

Goli i parë për bavarezët erdhi në minutën e 20-të nga penalltia, të cilën e fitoi Coeman.

Me rezultat të ngushtë përfundoi edhe pjesa e parë.

Por në pjesën e dytë ishin përsëri Bayerni dhe përsëri Lewandowski që shënoi një supergol nga goditja e lirë në minutën e 50-të.

Lewa e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 75-të pasi që shënoi edhe një gol për epërsinë 0-3 të Bayernit.

Këto janë tri pikët e para të Bayernit në Bundesligë, kurse Schalke mbetet me një pikë pas dy xhirove. 

(Kosova Sot Online)