Liverpool të pandalshëm, deklasojnë Arsenalin

  • 24 August 2019 - 20:52
Liverpool të pandalshëm, deklasojnë Arsenalin

Liverpool ka fituar në derbin e xhiros së tretë të Premier Ligës duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 3-1. Mohamed Salah ishte kreatori i Reds i cili shënoi dy gola në këtë ndeshje

Liverpool ka shënuar fitoren e tretë rresht në Premier Ligë.

Viktimë e skuadrës së Jurgen Klopp këtë javë ishte Arsenali të cilën Liverpool e mposhti me rezultat 3-1.

Që nga fillimi i pjesës së parë Liverpool pati posedimin, por ishte Arsenali skuadra që pati rastin e parë të pastër në ndeshje.

Transferi më i ri i Arsenalit, Nicolas Pepe u gjend ballë për ballë portierit Adrian në minutën e 30-të dhe ka mundur lehtë ta kalojë Arsenalin në epërsi.

Por, këtu përfundoi gjithçka për Arsenalin.

Në minutën e 41-të, pas një ndërprerje Liverpool kalon për herë të parë në epërsi ku pas harkimit të Trent-Arnold me se miri në zonë gjendet Joel Matip për ta kaluar në epërsi Liverpoolin.

Me rezultat 1-0 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Liverpool e filloi shumë më mirë se në pjesën e parë ku në minutën e 49 Salah shënon nga penalltia të cilën e shkakton në të njëjtin lojtar David Luiz.

I njëjti lojtar, pra Salah shënon gol edhe në minutën e 58-të pas një super depërtimi të tij në zonë për të trefishuar Rezultatin.

Krejt çka bëri Arsenali në minutat e mbetur ishte një gol i Torreiras në minutën e 85-të që nuk mjaftoi që skuadra e Unai Emery të mbetet në lojë.

Me këtë fitore Liverpool vazhdon ti prijë Premier Ligës me 9 pikë, kurse Arsenali mbetet në vendin e dytë me 6 pikë deri në ndeshjet e nesërme të Premier Ligës. 

(Kosova Sot Online)