Real dështon kundër Valladolidit, fiton vetëm një pikë

  • 24 August 2019 - 21:13
Real dështon kundër Valladolidit, fiton vetëm një pikë

Real Madridi ka mbetur pa i fituar tri pikë në La Liga, edhe pse u mendua që do të arrinte edhe një fitore kundër skuadrës inferiore Real Valladolid

Real Madridi e nisi mirë La Liga, duke fituar jashtë shtëpisë së vet javën e kaluar kundër Celta Vigos që e mposhti me rezultat 3-1.

Por në Santiago Bernabeu skuadra e Zinedine Zidane nuk arriti që ta gjente fitoren.

Pjesa e parë përfundoi pa gola edhe pse më shumë raste pati Real Madrid por që nuk e sollën golin.

Në pjesën e dytë prapë ishin Real Madridi që sulmoi por që prapë nuk pati gol nga ana e tyre deri në minutën e 82-të ku për Benzeman asistoi Varane për ta shënuar golin e parë.

E derisa Real Madrid po mendonte se po shkon drejt tri pikëve të reja në skenë doli Sergi Guardiola, i cili shënoi për ta barazuar rezultatin në minutën e 88-të.

Real u mundua që të gjej golin në gjashtë minutat e radhës por nuk e arriti këtë, pasi që në fund ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

Me këtë barazim Real Madrid mbetet në vendin e dytë, me dy pikë më pak se Sevilla e cila mundi të premten Granadan me rezultat 0-1.

(Kosova Sot Online)